Leao mund i vetëm Leccen, Milani kap zonën Champions

Milani bëri detyrën ndaj Lecces, kundërshtar të cilin e mposhti 2-0 në “San Siro”.

Rafael Leao vijon momentin magjik. Ylli i kuqezinjve ishte autori i dy golave të skuadrës së Stefano Piolit.

Leao zhbllokoi takimin në minutën e 40-të. Krosim i Sandro Tonalit dhe gol me kokë i portugezit.

Goli i dytë personal dhe i qetësisë për Milanin, erdhi në minutën e 75-të.

23-vjeçari u nis nga mesi i fushës, marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gëzuar tifozët.

Milani është ngjitur në kuotën e 56 pikëve, po aq sa Roma e vendit të katërt.

Skuadra e Jose Mourinhos luan të hënën përballë Atalantës në Bergamo.


Shtuar 23.04.2023 20:16