“Le të shkojmë”, paralajmërimi i tatuazhit të Messit për Kupën e Botës (VIDEO)

Lionel Messi dërgoi një mesazh të qartë në kuadër të Kupës së Botës.

Ylli argjentinas nuk po shkon mirë në Paris Saint-Germain, por ai duket i vendosur të rikthehet me Argjentinën.

Në një storie që ka postuar në instagram, ai ka treguar tatuazhin e ri që i “goditi” këmbën, i cili paraqet topin e eventit dhe sloganin “le të shkojmë”.

Kujtohet se të paktën në fazën e parë, Argjentina do të ketë një rrugë mjaft të kalueshme, pasi shorti i grupeve që u zhvillua të premten solli rivalët Meksikën, Poloninë dhe Arabinë Saudite. /albeu.com/


Shtuar 1.04.2022 22:28