LDK-ja shpall fitoren në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti ka fituar në Prishtinë dhe se Përparim Rama do të jetë kryetar i kryeqytetit.

Ai ka thënë se në bazë të të dhënave të konfirmuara, LDK-ja dhe Rama janë fituese të zgjedhjeve.

Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94% të votave dhe po vazhdon të kryesojë Rama, me 50.84% të votave.

Abdixhiku ka shpallur fitoren në Junik, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, dhe Viti.

 


Shtuar 14.11.2021 21:09