Larje hesapesh mes bandave në Bruksel, raportohet për tre persona të plagosur

Tre persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Bruksel. Sipas mediave vendase, autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist dhe janë duke u fokusuar në atë të larjes së hesapeve.

“Rreth orës 19:30 morëm një raport për të shtënat në Avenue de la Toison d’Or,” tha zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere. “Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Tre persona u plagosën, ndërsa u vendos një perimetër sigurie.”

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave.


Shtuar 6.12.2023 21:43