Largohet nga muzika? Aurela Gaçe sqaron gjithçka pas vizitës mjekësore, playback? Kurrë!

Çfarë i ndodhi zërit të Aurela Gaçës?! Ishte kjo pikëpyetja e të gjithëve pas postimit te saj nga vizita mjekësore në SHBA.

Që në hyrje të programit “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, këngëtarja nuk duroi por e përmendi duke thënë me shaka:

“Tashi do të këndoj unë apo ça?! Ju thaftë dora që në rrëzë atij që e përgatiti, mua këtu më keni jo 20 po tani nga inati dëng të bëni edhe 30 vjet”.

Ajo ishte në program më mikeshën e saj Eli Fara me të cilën kishin dhe një bashkëpunim së fundmi, dhe ndërsa biseduan për projektet u ndalën sërish në këtë lajm të dalë në portale që Aurela Gaçe nuk do mund të këndonte më.

Përtej shakasë këngëtarja e mirënjohur shpjegoi se:

“Ishte një ngjirje është mëse normale. Se nuk janë mësuar me këngëtarët që të thonë stop unë kam nevoj për pushim, se atë që përdor atë do lodhësh, po të kishim përdor ndonjë gjë tjetër do lodhej ajo gjëja tjetër. Unë vizitat i bëj gjithmonë, unë jam korrekte për veten e time, nuk është se kisha ndonjë gjë, ndjeja lodhje por nuk dija çfarë do më thoshte mjekja”.

Duke qenë se të dyja mikeshat ishin së bashku gjatë turit muzikor në Amerikë, edhe Eli Fara ishte në brendësi të situatës së krijuar ndaj nënvizoi se:

“Është e vërtetë që çdo këngëtar kontrollohet tek një mjek kur ka probleme dhe nëse mjeku të thotë duhet të pushosh, duhet të pushosh kaq e thjeshtë”.

“Shiko atje edhe kur je më laringit, kollë, hundë apo veshë të zëna nuk të lënë të këndosh”, tha Aurela.

Gaçe shtoi se nga të kënduarit live nuk do të mund tërhiqet asnjëherë, por do të jetë gjithmonë partizane e saj.


Shtuar 3.06.2022 19:08