Largohen shirat, sot priten kthjellime

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të kthjellëta por të ftohta që kanë përfshirë Rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në vendin tonë.

Për pasojë dita nis me mot të kthjellët, parashikohet që moti i kthjellët të mbizoteroj deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Territori i kosovës do të paraqitet me mot të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese duke filluar nga orët e para të ditës.

Parashikohet që kushtet e motit të kthjellët të mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

MV do të paraqitet me mot të kthjellët gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pasditja të sjell kalime vranësirash në zonat lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit të MV me kthjellime.


Shtuar 9.04.2021 08:21

Tags: , ,