Ditën e djeshme, ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo postoi në faqen e tij “Instagram” një mesazh të gjatë ku falënderonte klubin dhe tifozët për gjithçka kishin bërë këto 3 vite tek klubi bardhezi.
Por kaq ka mjaftuar që të fillojnë aludimet për të ardhmen e portugezit, ku ndër to dhe kompanitë e basteve.
Në një shikim tek faqja italiane “Snai”, largimi i Ronaldos nga Juvja kuotohet me koeficientin e ulët 1.45, pra çka e bën një fakt të kryer, por jo vetëm kaq.
Koeficienti që Ronaldo të vazhdojë karrierën tek PSG-ja është më i ulëti, vetëm 3. E ardhmja tek Junajtid kuotohet me koeficientin 3.75 ndërsa tek Sporting Lisbona me 7.5.
Koeficientin më të lartë e ka transferimi tek skuadra e Real Madrid teksa kuotohet nën shifrën 10.