Lamallari për rastin e Ikballe Hudutit: Protesta nuk ndalohet, por ekstremizmi s’ka vend në Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar në Facebook pas vendimit që Ikballe Huduti të shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri, masë që i ndalon hyrjen në territor për 15 vjet për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Në qëndrimin e tij, ai nënvizoi se shteti nuk vepron kundër protestuesve si të tillë, por do të ndërhyjë ndaj çdo shfaqjeje urrejtjeje apo ekstremizmi që, sipas tij, dëmton rendin dhe sigurinë në vend.

Të lidhura

None found

Lamallari e shprehu këtë edhe në mesazhin e tij të plotë:

“Mos merremi me protestuesit?!”

“Jo! Jo vetëm që nuk merremi me asnjë protestues si i tillë, por përpiqemi të dëgjojmë këdo që është sinqerisht i shqetësuar.”

“Por sigurisht që do të merremi me çdo nxitës urrejtjeje dhe ekstremist, si kjo zonjë, e cila bindjet e saj mund t’i mbajë për vete jashtë Shqipërisë të paktën 15 vitet e ardhshme!”

“Sepse në Shqipërinë, vend anëtar i #NATO-s dhe shumë shpejt pjesë e Bashkimit Evropian, nuk ka vend për khameneizmi është baraz me terrorizmin, ekstremizmin, obskurantizmin!”

“Një turp më vete është edhe përzierja e emrit të kryeministrit të nderuar të Kosovës në përroin psiqik të kësaj zëdhënëseje të një shteti të shpallur me konsensus shtet terrorist nga Kuvendi i Shqipërisë.”

https://www.facebook.com/reel/26990598333969818/


Shtuar 26.06.2026 20:28

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet