Lala: Vjehrri vrau dhëndrin, në 48 sekonda Dhurata i afroi pistoletën babait (VIDEO)

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar në studion e emisionit “Opinion” detaje të tjera mbi dinamikën e ngjarjes, ku vjehrri Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Çifti ishte në proces divorci dhe palët ndodheshin pranë gjykatës për seancën e radhës. Lala tha ndër të tjera, se ndryshe nga pretendimet e Mexhit Picarit dhe vajzës së tij, të dhënat e prokurorisë tregojnë se babë e bijë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe se arma e krimit ndodhej në çantën e Dhuratës.

“Në 48 sekonda – thotë prokuroria- Dhurata ngrihet nga vendi ku ishte ulur, i afron çantën babait. Babai merr cantën, në 4 sekonda tenton ta mbushë armën. E qëllon viktimën me 3-4 plumba dhe më një plumb në anën e djathtë qëllon avokatin dhe çohet, largohet. Në moment, vajza ka hedhur kapuçin në kokë, ka marr një taksi dhe ka telefonuar babain: “Babi ndërrrohu, unë po kthehem”. Për të fshehur krimin Mexhit Picari thotë që është gjetur rastësisht në lokal dhe ishte i vetëm, ndërkohë që kamerat e kanë filmuar që ishin bashkë. Ai thotë ndërsa isha në lokal, erdhi Kudreti, ndërkopë që Kudreti ishte në lokal. Prokuroria thotë që babë e bijë kanë bashkëpunuar intensivisht. Dhurata Saliaj e ka mbajtur pistoletën në çantë dhe ja ka afruar babait dhe ja ka afruar në momentin e ngjarjes”, u shpreh Lala.


Shtuar 7.06.2021 23:12