Lajm i mirë! Sot mbërrijnë 208 mijë vaksina anti-covid në Shqipëri (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se sot pritet të mbërrijnë edhe 208 mijë vaksina të tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan: 208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas.

Mbërritjen e vaksinave e paralajmëroi me herët ministrja e Shëndetësisë.

“Pritet që ditën e sotme dhe ditët në vijim të vijnë sërish vaksina në kuadër të kontratave që ne kemi nënshkruar. Pritet që sot të mbërrijnë vaksina të Pfizer, rreth 8100 vaksina nga kontrata jonë 500 mijë doza vaksine me kompaninë Pfizer.

Dhe gjithashtu edhe sasi e konsiderueshme e vaksinave Coronavac, të Sinovac që pritet të mbërrijnë ditën e sotme”, tha Manastirliu.

 

 

 


Shtuar 19.04.2021 12:15