EMRI/ Ia bënë makinat shoshë me plumba, pronari është sekretar i PS

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku mëngjesin e sotëm u qëllua me breshëri ndaj makinës së David Ndoci, 36 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në Velipojë, Shkodër ku policia bën me dije se është qëlluar me breshëri armësh në drejtim të dy automjeteve.

Po ashtu raportohet se pronari i makinave “Benz” dhe “Ford Fiesta” është sekretar organizate i Partisë Socialiste. Dy automjetet kanë qenë të parkuara në një rrugë pranë banesës së tij.

Njoftimi i plotë: 

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 19.04.2021 12:13