Lajm i mirë për Shqipërinë, Broja nis stërvitjen individuale

Armando Broja ka nisur stërvitjen individuale pas rreth katër muajsh.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë sulmuesi shqiptar i Chelsea-t në një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në palestër, ndërsa shkruan: “Rekuperimi”.

Broja është jashtë fushës së blertë që nga 11 dhjetori i 2022-shit, ndërsa u dëmtua në minutën e 25-të të ndeshjes miqësore së Chelsea-t me Aston Villa-n, ku këputi ligamentin e gjurit.

Ende nuk dihet se kur do jetë gati për t’u rikthyer në fushën e blertë, por rinisja e stërvitjes është një lajm i mirë.


Shtuar 20.04.2023 17:52