Lajm i mirë, Gjermania njeh patentat shqiptare (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postim në “Facebook” ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Gjermani pasi Bundesrati votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

Postimi i plotë:

? LAJM I MIRË
Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane??????????? /albeu.com

 

 


Shtuar 11.02.2022 12:49