Lagni furçën me ujë kur vendosni pastën e dhëmbëve? Filloni të ndryshoni zakon

Një nga lëvizjet më klasike gjatë larjes së dhëmbëve është lagia e furçës së dhëmbëve para ose pas aplikimit të pastës.

Megjithatë, duket se sipas ekspertëve kjo është mjaft e panevojshme. Sipas stomatologut Dr Sahil Patel, duke folur për Sun, është e gabuar të lagësh furçën e dhëmbëve përpara se të vendosësh pastën e dhëmbëve, sepse kështu ajo tretet. Ai shtoi se vetë pasta e dhëmbëve ka sasinë e duhur të lagështisë. Nëse furça e dhëmbëve është e lagur, pasta e dhëmbëve shkumon dhe ju detyron ta pështyni më shpejt.

Kështu që herën tjetër, mbajeni këtë në mendje dhe ndryshoni zakonin tuaj!


Shtuar 13.06.2023 22:31