Një izraelit është arrestuar pasi postoi një video ku shihet qeni pas timonit të makinës së tij.
Videoja tregon qenin të ulur në prehrin e 35 vjeçarit duke mbajtur timonin për disa sekonda, duke rrezikuar kështu që të shkaktonte një aksident automobilistik.
Sipas policisë, ata u vunë në dijeni për ngjarjen pasi në rrjetet sociale qarkulluan pamjet ku 35-vjeçari lejonte qenin të “voziste”. Policia identifikoi shoferin dhe e ndaloi për ta marrë në pyetje. Policia vuri re ai po drejtonte një mjet pa dokumenta të rregullta.
תיעוד: בן 35 מעין נקובא נעצר לאחר שנתן לכלבו לנהוג ברכב@VeredPelman
(תיעוד: דוברות המשטרה) pic.twitter.com/Cte8YlNxmh— כאן חדשות (@kann_news) September 5, 2022