La pas dy fëmijë, koronavirusi i merr jetën mësueses

Koronavirusi i ka marrë jetën mësueses nga Mirëdita, Manjola Nikolli.

Mësohet se 41-vjeçarja është nënë e një vajze dhe një djali. Prej ditësh ajo ishte e shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, ditën e djeshme në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë u raportua për 4 viktima  dhe 659 raste të reja me koronavirus.


Shtuar 22.03.2021 10:54