La jetime një vajzë, e reja shqiptare humb jetën tragjikisht në aksident

Një e re shqiptare humbi jetën gjatë një aksidenti rrugore natëne shkuar në Celle Ligure në Itali.

E reja shqiptare, Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure humbi jetën pasi makina e saj u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.

Gruaja e re, e transportuar me urgjencë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure me helikopter, pasi u stabilizua fillimisht dhe u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv, ku vdiq gjatë natës. Traumat e ndryshme të shkaktuara nga përplasja e dhunshme, të cilat gjithashtu i kishin shkaktuar asaj hemorragji të rëndë, ishin fatale për jetën e saj.

Prokuroria lokale ka hapur një hetim për aksidentin fatal. Të dy automjetet e përfshira në aksidenti në autostradë janë nën sekuestro dhe po vëzhgohen nga hetuesit, të cilët po rindërtojnë dinamikën e saktë të incidentit, shkaqet dhe përgjegjësitë e përplasjes së tmerrshme që i kushtoi jetën gruas së re.

Denada Nerjaku lë një vajzë të vogël, përveç vëllait të saj i cili është gjithashtu banor i zonës së Savonës. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2021 19:08