Ky shtet europian heq dorë nga vaksina e kompanisë Johnson & Johnson

Danimarka ka thënë të hënën se do të heqë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson nga fushata e saj e vaksinimit kundër koronavirusit, pas shqetësimeve për trashje gjaku.

Autoriteti Shëndetësor Danez ka thënë se Agjencia Evropiane e Ilaçeve “ka vërtetuar se ka lidhje të mundshme në mes të rasteve të rralla të trashjes së gjakut dhe vaksinës Johnson & Johnson”, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Të lidhura

None found

Mirëpo Agjencia Evropiane e Ilaçeve, ashtu sikurse Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë rekomanduar përdorimin e kësaj vaksine, duke thënë se përfitimet i tejkalojnë rreziqet.

Zyrtarët shëndetësorë danezë kanë thënë se situata e favorshme epidemiologjike nënkupton se ky shtet mund t’ia dalë edhe pa vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, dhe do t’i përdorë vetëm ato të kompanive, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

“Autoriteti Shëndetësor i Danimarkës ka ardhur në përfundon se përfitimet e përdorimit të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë, Johnson & Johnson nuk tejkalojnë rreziqet e shkaktimit të efekteve të rënda, te personat që e marrin atë”, ka thënë ky institucion.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se situata me pandeminë në Danimarkë është nën kontroll dhe se “programi i vaksinimit është duke u zhvilluar kënaqshëm me vaksinat tjera”. /Rel/


Shtuar më 3.05.2021 20:45

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş