Ky është vendi i parë në botë që nis sot vaksinimin te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Izraeli ka filluar mëngjesin e kësaj të hëne vaksinimin e fëmijëve prej 12 deri në 15 vjeç. Fëmijët e përfshirë në këtë grup moshë kanë filluar të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Në Izrael i cili në proporcion me popullatën është vendi ku janë aplikuar më shumë vaksina kundër COVID-19 në botë, ka 600 mijë fëmijë të moshës 12-15 vjeç.

Ky vend i cili ka një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë deri më sot 5 milionë e 455 mijë persona e kanë marrë dozën e parë ndërsa 5 milionë e 137 mijë të tjerë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Falë vaksinimit Izraeli ka arritur të vendosë nën kontroll pandeminë dhe që nga muaji shkurt në vend kanë filluar të lirohen masat kundër COVID-19.

Gjithashtuë nga 19 prilli është hequr edhe detyrimi i vendosjes së maskës në ambientet publike.


Shtuar 7.06.2021 08:52