Mbërmjen e djeshme në pranga ka rënë kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK pas hetimeve disamujore, pasi dyshohej për kryerjen e veprave penale të korrupsionit dhe abuzimit me tendera.
Sot SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën me dije se përveç Allës, janë arrestuar dhe 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë Bulqizë.
Tenderi që çoi pas hekurave Allën së bashku me zyrtarët është ai i ndërtimit të ujësjellësit të lagjes së vjetër, Bulqizë, me vlerë 322.439.000 lekë të rinj.
Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:
Lefter Alla, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Enkeleda Lleshi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Rubin Kola, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Erion Isaku, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Leonard Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Arsen Gjoka, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal
Kujtim Zogu, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Denis Xholi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Rasim Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
Dalo Gazidedja, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
Aqif Konesha si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për shtetasit:
Kastriot Ibrahimaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularëve”,parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Ana Nishku, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 16.03.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.21 datë 14.03.2023.
Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.124 dt 15.03.2023 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.
Arrestimi i Allës, vjen dy muaj nga zhvillimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 majit.
Ai akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë gjatë kohës që ka qenë në krye të bashkisë.
Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se policia dhe BKH mësynë dje në shtëpinë e vëllait të Allës.
Nuk dihet se pse BKH ka kryer kontrolle në banesën e shtëpisë së Lefter Allës.
Kjo nuk është hera e parë që Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë PD e akuzoi për konsum kokainë në një lokal, ku shfaqi edhe një video si provë.
Por vetë Alla hodhi poshtë akuzat dhe tha se ajo është montazh. Ndërkohë nga përgjigjet e analizave të kryera pranë laboratorit të policisë shkencore rezultoi se nuk ishte konsumues i lëndëve narkotike