Ky është shkaktari më i madh i kapsllëkut

Një nga shkaqet më të zakonshme të kapsllëkut është pirja e pakët e ujit dhe një dietë e dobët – një dietë që është e ulët në fibra  ose një dietë e pasur me yndyra dhe karbohidrate, dhe shumë ushqime të përpunuara. Kapsllëku është gjithashtu rezultat i një gjendje të traktit të zorrëve, të tilla si sindroma e zorrës së irrituar (IBS), divertikuliti, kandida ose një gjendje më e zakonshme si dehidrimi.

Mund të shkaktohet gjithashtu nga ilaçe ose probleme të tjera shëndetësore si anemia, fryrje të barkut, dhimbje barku, depresion, diarre , pagjumësi ose marramendje. Shpesh, përdorimi i laksativëve mund të ofrojë lehtësim të përkohshëm. Por përdorimi i tepërt i laksativëve do të çojë në kapsllëk kronik sepse trakti tretës bëhet i varur dhe pushon së bëri atë që duhet të bëjë natyrshëm.

Për të përmirësuar gjendjen tuaj disa nga ushqimet që duhet të përdorni janë: Brokoli, Bollguri (dhe drithëra të tjera), Spinaqi, Frutat e thata, Fara liri, Manaferrat, Dardha, Molla dhe frutat e thata. /living


Shtuar 17.04.2021 16:11