Ky është qeni me veshët më të mëdhenj në botë, e pengojnë për të ngrënë dhe për të ecur, ja si duket (VIDEO)

A e dini se ekziston një qen me veshët më të mëdhenj në botë që arriti të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness?

Bëhet fjalë për një qen me emrin Lou, veshët e të cilit janë të gjatë deri në 34 centimetra.
Qeni përfundoi në garën për rekord pasi pronari i saj e vëzhgoi për një kohë të gjatë dhe zbuloi se ajo ishte e ndryshme nga të tjerët të së njëjtës racë.

Paige Olsen e adoptoi Loun kur ajo ishte më e re dhe i tha ekipit të Guinness se ishte dashuri me shikim të parë dhe se veshët e saj “ekstravagantë të gjatë” kontribuan në vendimin për ta sjellë në shtëpi.

Siç tha ajo, veshët e zgjatur të Lu-së e shqetësojnë kur ha dhe ecën, por nuk kërkojnë mirëmbajtje të veçantë, përveç kontrollit mujor të pastërtisë. Ajo tha gjithashtu se shpreson se fitorja e Lou do të frymëzojë adhuruesit e kafshëve që të “përqafojnë veçantinë e kafshëve të tyre shtëpiake dhe t’i duan gjithmonë ato”./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 10:55