Ky është polici i krimeve në Dibër që vrau 29-vjeçarin në Tiranë (FOTO & VIDEO)

Policia ka identifikuar autorin e ngjares së rëndë ku mbeti i vdekur 29 vjeçari Jurgen Duka në një market të Tiranës.

29 vjeçari u qëllua me plumb në zemër dhe mbeti i vdekur në vend si pasojë e një konflikti që nisi për rradhën në pagesë.

Autori i ngjarjes është efektivi 27 vjeçar, Arbër Sula i cili shërben në drejtorinë e policisë Dibër.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një market, në rrugën “Irfan Tomini”.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D. (M).

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit J. D. (M.), i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër.

Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 12:52