Ky është personi që ekzekutoi me armë zjarri gruan në Pejë

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një grua është ekzekutuar me armë zjarri  nga bashkëshorti.

Autori është Edmond Lajçi.

Klan Kosova, raporton se ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje. Lajçi, në vitin 2021, ishte dënuar me 400 euro.

Mësohet se emri i viktimës është Gjyljeta Ukella. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë.

Të premten (12 prill), është vrarë me armë zjarri një 21-vjeçare në Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale.


Shtuar 16.04.2024 10:46