Ky është pallati pa leje që çoi pas hekurave drejtreshën e IKM-së në Sarandë (FOTO LAJM)

Policia ka arrestuar shefen i IMT-së në Sarandë, Romina Pulaj-n, pasi ka lejuar ndërimin e një pallati pa leje, shtatë katësh.

Ajo është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu në kërkim është shpallur pronari i ndërtestës, Tandro Papuçi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndertimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja: R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm””, thotë policia në njoftimin e saj./albeu.com