Ky është kushëriri i Ervis Martinajt që u “hoq qafe” në Fushë-Krujë bashkë me dy miqtë e tij (FOTO LAJM)

Ka dalë fotografia e Brilat Martinajt, kushëririt të Ervis Martinajt, që u ekzekutua ditën e sotme në Fushë-Krujë, bashkë me dy miqtë e tij.

Sipas burimeve mësohet se Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.

Më 20 dhjetor 2020, policia arrestoi  Nikoll Sherrniku, asokohe 21 vjeç si autor të dyshuar të vrasjes së Xhuliano Prelës, ndërsa Brilant Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtare.

Vrasja ndodhi pas një konflikti të çastit më 5 dhjetor 2020 për motive të dobëta.

Brilant Martinaj dyshohet se është gjithashtu autor i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor të vitit 2021. Xhelal Reçi mbeti viktimë, pasi u qëllua me armë pranë biznesit të tij në Laç. 60-vjeçari ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat 2 vite më parë.

Për asnjë nga ngjarjet nuk ka pasur prova të plota për Brilant Martinajn.

Kujtojmë se atentati në Fushë-Krujë ndodhi ditën e sotme, ku 3 persona humbën jetën.

Tre viktimat ishin Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, 30 vjeç, të cilët u ekzekutuan me breshëri plumbash.