Ky është bilanci i 24 orëve të fundit me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 3379 teste të kryera, 412 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Numri më i madh prej tyre është në Shkup, 205 pasuar nga Kumanova me 39. Në harkun e 24 orëve janë shëruar 395 pacientë , ndërkohë 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19. /albeu.com/


Shtuar 1.10.2021 16:19