Ky është Ardi Çekani, bashkëpunëtori i Ardjan Çapjas

Ky është i arrestuari brenda banesës së Ardian Çapjas, Ardi Çekani.

Çekani rezulton i shpallur në kërkim pasi është i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Gazetari Artan Hoxha bën me dije se Çekani ishte punësuar si roje. Në  momentin e arrestimit, atij iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme forcat RENEA arrestuan Ardjan Çapjan, pasi akuzohet si një nga autorët e vrasjes së dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim nipin e tij, Florenc Çapja.

 

Shtuar 30.03.2021 03:03