Ky është 40-vjeçari që hodhi babanë nga shkallët, pasi i vrau nënën

Personi që shihni në foto, është djali i çiftit të moshuar që humbën jetën sot në Konispol.

Klement Islamaj, dyshohet se pasi babai i kishte vrarë me sëpatë nënën, në konflikt e sipër, ka hedhur nga shkallët Husen Islamaj dhe për pasojë ky i fundit ka humbur jetën.

40-vjeçari ndodhet në polici, ku po jep sqarimet e tij për ngjarjen. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës.

Huso Islamaj akuzohet se ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Shano Islamaj. Policia po heton rreth ngjarjes.


Shtuar 6.08.2024 10:44