Kuvendi voton sot për mandatin, Xhaçka: Është bërë kohë e gjatë me shpifje ndaj emrit tim

Ditën e sotme, deputeja Olta Xhaçka, mbajti fjalën në Kuvend, ku foli për mandatin e saj si deputete.

Deputetët e parlamentit, pritet të votojnë sot për dërgimin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Xhaçkës.

Ajo tha se ndaj emrit të saj janë hedhur shumë shpifje dhe gënjeshtra.

Xhaçka mohon akuzat se ka shpërdoruar detyrën e saj si deputete, ndërsa tha se ndaj saj vazhdon të hidhet baltë pa argumenta dhe fakte.

Olta Xhaçka: “Tani, i kthehemi pak çështjes, përmbaje Gazit të lutem. U bë një kohë e gjatë shpifje, je një gënjeshtar i rëndomtë. Dëgjo, atehërë u bë kohë e gjatë që emri im lidhet me abuzim me mandatin e deputetes…Une dhe familja ime nuk kemi perfituar asnje qindarke nga fondet publike, zero”.


Shtuar 11.04.2024 12:52