Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për AKSHI-n dhe ARRSH.
Me 75 vota kundër dhe 28 pro, Parlamenti ka refuzuar kërkesën e grupit PL-PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Të lidhura
None found
Në bazë të projektvendimit të propozuar, komisioni do të kishte për detyrë të kontrollonte ligjshmërinë e veprimeve të ARRSH-së në realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore.
Ndërkohë, kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është rrëzuar me 76 vota kundër dhe 28 pro.
PD-ja kishte dorëzuar kërkesën me 40 firma të deputetëve opozitarë, duke kërkuar hetimin e veprimeve të këtij institucioni, pas skandaleve dhe marrjes nën hetim të drejtuesve të lartë të këtij institucioni.
Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave me 76 vota pro.
