Debate “të nxehta” sot në Kuvend, PD i kërkon “llogari” Ramës për Kosovën, 7 demokratë të përjashtuar nga Parlamenti

Me debate dhe diskutime të nxehta pritet të shoqërohet seanca e sotme parlamentare.

Sot, më 12 tetor 2023, në Kuvend do të diskutohet për Kosovën.

Nga njëra anë grupi i Partisë Demokratike zyrtare ka kërkuar Interpelancë me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Kërkesa është depozituar në Kuvend nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, dhe  në fokus të mocionit me debat do të jetë situate në veriun e Kosovës.

Kujtojmë se më datë 24 shtator 2023 në orët e para të mëngjesit një grup terrorist, në formacion dhe i uniformuar ushtarakisht, në Zveçan pranë Manastirit të Banjskës, sulmoi një patrullë policore të policisë së Kosovës duke vrare një oficer policie, rreshterin Afrim Bunjaku, dhe plagosur dy të tjerë, shkruan albeu.com.

Partia Demokratike mendon se reagimet nga qeveria shqiptare erdhën kontradiktore dhe për këtë arsye kanë thirrur në Interpelancë kryeministrin për të dhënë përgjigje.

“Ndersa nga nje ane denohej akti, nga ana tjeter hezitohej te thirrej ne pergjegjesi per kete akt Beogradi dhe Presidenti Vuc;ic;. Postimet ne rrjetet sociale te Kryeministrit, ne te cilat cilesohej ngjarja e ndodhur si nje “tragjedi” krijuar konfuzion ne lidhje me qendimin e pare te Kreut te Qeverise ne lidhje me ngjarjen. Sikur kjo te mos mjaftonte ne konferencen per shtyp Kryeministri Rama, i fundit nga radha i drejtuesve politik te shume vendeve fqinje dhe partnere, me se fundmi deklaroi pergjegjesine e Serbise mbi ngjarjen”, thuhet në kërkesë.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi (i cili është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi dhe nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme) ka kërkuar që të diskutohet projekt rezoluta e prezantuar nga grupi i PD së Berishës.

Komisioni i Etikës ka përjashtuar 7 deputetë demokratë nga Kuvendi për 10 ditë. Bëhet fjalë për deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luana Baçi Dhe Gazment Bardhi./Albeu.com 


Shtuar 12.10.2023 07:26