Kuvendi njofton homazhe në nder të deputetit Bashkim Fino

Mëngjesin e sotëm deputeti socialist Bashkim Fino ka humbur betejën me koronavirusin. Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe kryesia e Kuvendit ku  njofton se në nder të tij do të organizohen sot homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino. Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00. KRYESIA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Shtuar 29.03.2021 10:03