Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kërkesën e 49 deputetëve për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Me 14 vota pro dhe 1 kundër, Komisioni parlamentar i Ligjeve e ka miratuar nismën për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.
Vota kundër erdhi nga deputeti i PBK-së, Adriatik Alimadhi. Ndërsa pro ishin edhe deputetët e opozitës si Zef Shtjefni dhe Alban Zeneli. Pjesa tetër e socialistëve ishin pro që në fillim të kësaj nisme.
Pas miratimit nga Komisioni, i takon Kuvendit që të votojë për ngritjen e këtij komisionit hetimor, që është i dyti brenda kësaj legjislature për shkarkimin e kreut të shtetit.