Marrëveshja për projektin e Portit të Durrësit u votua me 74 vota pro, 35 kundër, 0 abstenim. Të gjithë kahet e opozitës dolën kundër. Të pranishëm ishin 107 deputetë.
Paketa fiskale u votua me 75 vota pro, 36 kundër. Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në votim.
Marrëveshja për enciklopedinë u votua me 113 vota pro, 0 abstenim në parim.
Kujtojmë se seanca e ditës së djeshme është shoqëruar me debat dhe akuza të forta mes opozitës dhe mazhorancës.
Çfarë parashikon projekti?
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitojë gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit.