Kuvendi mban një minutë heshtje për babë e bir që ndërruan jetë në Shkodër

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat babë e bir që i mori rrjedha e ujit në Shkodër.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/629138095671977

Kërkesa u bë nga deputeti demokrat Ramadan Likaj. Në fillim u kundërshtua nga mazhoranca, por pasi deputetët demokratë u ngritën në këmbë, Taulant Balla “u dorëzua” dhe bashkë me grupin e tij u ngritën në këmbë.

Kujtojmë se Pjetër dhe Jason Rushaj ndërruan jetë disa ditë më parë, ku vërshimet e ujit i morën përpara duke shkaktuar tragjedi. Rushaj kishte jo shumë kohë që ishte kthyer nga Anglia për të investuar në Shqipëri./albeu.com