Kuvendi e shkarkoi, Meta hap tender dhe shpenzon shumën e majme për Presidencën (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta vazhdon punën e tij në Presidencë dhe pse u shkarkua nga Kuvendi me 9 qershor.

Më 6 qershor, Presidenca ka  hapur një tender për Presidencën që ka për qëllim plotësimin e “boshllëqeve” për mediat.

Tenderi ka si objekt blerjën e pajisjeve për median për Institucionin e Presidentit të Republikës për vitin 2021, me një fond prej 2,166.666 lekësh. Data e mbylljes së tenderit është vendosur data 17 qershor.

Mesa duket Meta ka besim që Gjykata Kushtetuese nuk do ta marrë parasysh vendimin e marrë me 104 vota disa ditë më parë, për ta lënë që të ushtrojë deri në fund mandatin e tij si kryetar shteti.

 


Shtuar 14.06.2021 13:40