Kushtojnë mbi 100 mijë euro, Hoxha: Porositësja e parë e atentatit me dron është grua

Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të hënë për problemet e policisë shqiptare në gjurmimin e krimit të organizuar.

Sipas tij në vendin tonë ka shumë mangësi pasi duhet të jenë vetë policët pa uniformë që duhet të bëhen njësh me qytetarët pasi ndryshe është shumë e vështirë për të bërë identifikimin e kriminelëve. Po ashtu sipas tij është i nevojshëm vëzhgimi me dron për të identifikuar parcelat e drogës.

“Policia ka dhe një problem tjetër gjatë verës problemi i vërtetë në këto zona është gjurmimi i krimit të organizuar që nuk bëhet me punonjësit me uniformë dhe duhet që patjetër të gjurmosh kanabisin. Operacioni i fundit që u bë në Krujë tregoi se është e nevojshme se duhet doni për të gjetur parcelën. Policia e vetme nuk mund të bëjë e vetme asgjë, nëse në Tiranë kemi një zbulueshmeri më të mirë të krimit në qytetet e tjera nuk është një mundësi e tillë”., tha Hoxha në një intervistë në abc news.

Më tej ai u ndal te goditja që krimi po iu bën bizneseve duke iu vënë gjoba.

“Goditja që krimi po u bën bizneseve duke u vënë gjoba dhe duke u dhënë para me fajde, kokaina sjell shumë lek dhe nuk i dërgon në bankë, por i jep me fajde bizneseve që janë në vështirësi. Bizneset ngelen peng i grupeve kriminale pasi marrin lekë për tyre. Duhet të ketë një taks forcë që duhet që të shikojë një fenomen të tillë që po u zë frymën biznesmenëve”, ka thënë gazetari.

Hoxha ka folur dhe për atentatin me dron ku thekson se është një strategji e ndjekur me kohë dhe e para që ka porositur një atentat të tillë ka qenë femër.

“Rasti në Durrës që unë e kam denoncuar që kanë ndodhur atentate me dron që atentati i parë është porositur nga një femër bashkëshortja e një personazhi të botës së krimit që u ekzekutua, në fillim është dukur si e pavërtetë.

Rasti i Durrësit nuk është rasti i parë që është bërë me dron, siç është dhe rasti i trafikut të kanabisit me avion. A e dini se në Shqipëri janë blerë dronë ushtarakë nga grupet e krimit të organizuar para shtetit për interesa të tyre. Këto lloj dronësh kushtojnë mbi 100 mijë dollarë minimumi. Ja brenda tre muajve të fundit janë kapur pesë raste të minave me telekomandë ku një oficer policie u infiltrua brenda dhe erdhi mina, kur ne pamë snajperin që të godet në 3 km distancë këto grupe kriminale kanë mundësinë që të marrin gjithçka. Ti mund të ruhesh nga toka por është pamundur që të ruhesh nga lart, asnjë biznes në vendin tonë nuk mund të ruhet”, është shprehur Hoxha.


Shtuar 21.06.2021 15:10