Kushtetuesja rrëzoi herësin, Murrizi: Prishi një pjesë të pazarit të pistë të çiftit Rama-Basha të 5 qershorit

Deputeti Myslim Murrizi gjatë seancës së sotme plenare ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit.

Sipas Murrizi ky është një qëndrim objektiv që prishi marrëveshjen e 5 qershorit mes PS dhe PD. Ai e konsideron këtë si marrëveshje për t’i hequr të drejtën qytetarëve që të zgjedhin me votën e tyre deputetët që, sipas tij Gjykata Kushtetuese ia ‘përplasi surratit’.

“Gjej rastin ta falënderoj Gjykatën Kushtetuese për qëndrimin objektiv që prishi një pjesë të qelbur të gatuar në këtë sallë më 21 prill të 2008 të pazarit të pistë të çiftit Rama-Basha të 5 qershorit të nënshkruar në skutat errëta të Pallatit të Kongreseve për t’i hequr të drejtën qytetarëve shqiptarë që të zgjedhin me votën e tyre deputetët e tyre. Sa janë alarmuar dje hartuesit e strategët e 5 qershorit se nuk hyjnë dot më në këtë sallë. Është hall koke për të pas një karrige në këtë sallë më çfarëdo pafytyrësie, por ja erdhi dita. Unë nuk kam të njëjtin hall me ju, nuk është arsyeja e mbajtjes së mandatit që dua të jem në këtë sallë më çdo kusht, por për t’i dhënë vlerë votës sovrane e Gjykata Kushtetuese dje ua përplasi surratit qelbsinllëkun e gatuar në këtë sallë. Ç’është kjo heshtje për një vendim kaq madhor? Taulanti ka humb, PS nuk reagon, edhe këta të mërzitur.


Shtuar 1.07.2021 12:32