Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta.
Duma tha se ky vendim është një lloj fitoreje, pasi sipas saj, disa prej qëndrimeve të Metës herë pas here, kanë qenë koherente.
Ajo shtoi se vendimi është lajm i mirë, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së partisë në pushtet.
Kometet Duma i bëri në studion e Radar Informativ në ABC ku ishte e ftuar.
“Është një lloj fitore më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese nuk shkon në konform në thirrjet politike për presidentin. Është lajm i mirë. Ishte krijuar përshtypja që do të ndodhte. Pikërisht për këtë arsye sepse pritshmëria ishte ngritur. Për mua është lajm i mirë që tregon se nuk i përgjigjet kësaj thirrje të partisë në pushtet”, tha Duma.
Nënkryertarja e PD, thotë se Meta ka dalë nga roli i presidentit dhe në situata të caktuara e ka mbështetur. Pavarësisht se Meta ka ndryshuar qëndrimin e tij për PD-në ajo nuk e ka ndryshuar, duke theksuar se kreu i shtetit nuk mund të shkarkohej.
“Si president unë besoj se duhet ta ruajë etikën të mos përfshirjet në çështjen e partive. Le të themi që në kushtet në të cilat është Shqipëria ka pasur momente që e kam mbrojtur presidentin sepse monopartia kërkonin që edhe Presidenca kërkua në këtë situatë shumë specifike që të bënte kontrollin dhe balancën. Ka pasur momente që ka dalë dhe ka bërë rol të fortë politik. Në atë momente kam thënë po, sepse ishte momenti. Sot nuk ka të njëjtin qëndrim ndaj PD por unë skam ndryshuar qëndrim. Atëherë kam thënë po se po e bën këtë për shkak të mungesës së kontrollit dhe balancës”, theksoi Duma./albeu.com/