Kreu demokrat Lulzim Basha është pyetur mëngjesin e sotëm në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta.
Basha është shprehur para gazetarëve se është një vendim që nuk mund të komentohet.
“Nuk kam asnjë komenton për vendimin e gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është vendim i cili komentohet. Mund t’ju them se për ne theksi edhe sot edhe nesër, deri në zbardhjen e plotë të skandalit më të madh të këtyre 30 viteve, është prioriteti kryesor” tha Basha.