Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit 14 Tetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimore, pritet të fitojë shpejtësi 10 m/s.

Në det, pritet një situatë e qetë. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1–2 ballë.


Shtuar 14.10.2025 07:21