Kush janë 4 deputetët që abstenuan në votimin për zgjatjen e Vettingut

Në seancën e sotme plenare u diskutua dhe më vonë u votua zgjatja e afatit të Vettingut. PS dhe PD u dakordësuan për të votuar pro, ndërsa LSI-ja ka qenë e dyzuar.

Pasi u votua, me 118 vota dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e Vettingut.

Në votim, LSI duket se ka qenë e pavendosur dhe duke mos dashur të pozicionohet pro opozitës dhe mazhorancës, duket se ka preferuar të abstenojë ashtu siç bëri Sali Berisha me mbështetësit e tij që u larguan nga salla e Kuvendit.

Mësohet se 4 votat kundër që dolën nga votimi i fshehtë që u zhvillua sot janë Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Emilia Koliqi e Partisë Demokratike. Vetëm deputeti i LSI-së, Agron Çelaj ka votuar “pro”./albeu.com


Shtuar 10.02.2022 20:13