Kush është kandidati për deputet i LSI i përfshirë në sherrin në Sauk

Në sherrin që u raportua sot në Sauk të Vjetër, sipas Albeu.com është i përfshirë edhe kandidati për deputet në listën e LSI për Tiranën, Klodian Doka, i renditur i 32-ti.

Ndërkohë, nga sherri me thika ka mbetur i plagosur vëllai i kandidatit për deputet, Roland Doka, si dhe Oltjan Doka.

Roland dhe Oltjan Dako janë të dy jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me tre persona të tjerë.

Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.


Shtuar 18.04.2021 11:22