Kush është kandidati i vetëm për kryetar të VMRO-DPMNE-së?

Deri më tani kandidati i vetëm për kryetar të VMRO-DPMNE është Hristjan Mickovski.

“Jo, deri më tani nuk ka arritur asnjë kandidaturë tjetër për zgjedhjen e ardhshme të kryetarit të VMRO-DPMNE. Është vetëm kandidatura e kryetarit Hristijan Mickoski, por ajo vazhdon të jetë e hapur”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Doktrina tashmë e njohur e viteve ’90 është përditësuar me vlera evropiane, kurse vlerat që i kultivojnë po përmenden në urimin e Partisë Popullore Evropiane.

“Në urimin janë përmendur edhe problemet më të mëdha të Maqedonisë. Problemet të cilat janë cekur në urimin e Partisë popullore janë: korrupsioni, sundimi i së drejtës dhe kriza ekonomike sa i takon përparimit tonë drejt BE-së”, shton më tej Stoillkovski.

Sipas VMRO-DPMNE-së, qëllimi kryesor është që të kthehet shpresa te qytetarët dhe se edhe në Maqedoni mund të jetohet mirë. albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 19:50