Kush është biznesmeni që u ekzekutua me armë sot në Laç

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një ngjarje tronditëse në Laç. Në vendin e quajtur “Sanxhak” është vrarë me armë zjarri një person.

Burime bëjnë me dije se viktima është Pilot (Rakip) Rroli, rreth 55 vjeç.

Mësohet se Rrolit i kanë dalë përpara dy persona që kanë qenë në këmbë dhe e kanë ekzekutuar me kallash.

Viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit.

Emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, pasi edhe në të kaluarën është skeduar për konflikte.

Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari në fshatin Gjorm, ku së bashku me Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit./albeu.com

 


Shtuar 10.12.2021 09:15