DETAJET/ Kush e spiunoi “kapon” polic në Durrës? Vishte trafikantët si efektivë për të trembur konkurentët 

Janë zbardhur detaje nga aksioni në Durrës ku një polic u vu në pranga pasi organizonte me anë të një bande shpërndarjen e drogës në këtë qytet. Sipas informacioneve mësohet se roli i efektivit në trafikun e drogës ishte zbuluar nga dëshmia e disa trafikantëve të arrestuar.

Hetimi për specialistin e Antidrogës, Edvin Sinani, i cili u pezullua nga dertyra me dyshimin se ishte përfshirë në shpërndarjen e drogës në Durrës, ka nisur prej 6 muajsh nga SHÇBA. Dyshohet se efektivi nuk vepronte i vetëm, dhe pritet të zgjerohet rrethimi i heitmeve.

Dyshimet e këtij institucioni erdhën pas arrestimeve të grupeve që shpërndanin drogë në qytet, ku pas hetimeve u zbulua se edhe një efektiv i policisë është i përfshirë. Roli i Sinanit si pjesë e këtyre grupeve erdhi pas dëshmisë së disa personave të arrestuar.

Një ditë më parë, SHÇBA njoftoi për pezullimin nga detyra të efektivit të Antidrogës së policisë së Durrësit, Edvin Sinani.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të Policisë.

Gjithashtu, specialisti i Antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.”

 

 


Shtuar 25.05.2021 18:40