Sulmi kibernetik që preku pak ditë më parë disa prej sistemeve kompyterike në Shqipëri, përfshi edhe sistemin TIMS, ka bllokuar edhe sistemin e gjobave të Policisë Rrugore.
Qytetarë të shumtë kanë shprehur shqetësim për pagesën e masave administrative pasi dhe rrezikun e kamatëvonesave.
Sipas burimeve mësohet se qytetarët do të paguajnë vetëm penalitetin e vendosur, ndërkohë që penalizimet për vonesat janë pezulluar deri në kthimin e sistemit në funksion të plotë.
Sulmi i javës së kaluar ndaj sistemeve të policisë së shtetit përfshirë edhe platformën TIMS, shkaktoi kolaps jo vetëm në pikat kufitare por edhe në Drejtoritë e qarqeve dhe në Komisariate duke nxjerrë jashtë funksionit edhe databazën e gjobave të Policisë Rrugore.
Pavarësisht së sistemi nuk punon që prej datës 10 shtator, Policia Rrugore ka vijuar me penalizimin e shkelësve të kodit rrugor, duke vendosur masa administrative.
Por nga ana tjetër qytetarët të cilët janë gjobitur nga efektivët e Rrugores gjatë kësaj kohe, kanë shprehur shqetësim për sa i përket rrezikut të kamatvonesave të masave administrative.
“Duhet të rrimë 24 orë në alert”, Jauri: Sulmi i Iranit ishte i pamundur të ndalej
Gjithashtu të njëjtat burime thanë së Polica Rrugore nuk do të aplikojë kamatë mbi masat administrative derisa sistemi të kthehet në punë normalisht.
Edhe pse strukturat e policisë janë pa sistem pagesa do të kryhet në dorë sëbashku më fletën e gjobës.
Për zgjidhjen e situatës, Policia Rrugore i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme ku informon për situatën dhe kërkon mendim për mënyrën se si mund të veprojë.
Vështirësi tjetër për efektivët është edhe verfikimi online i makinave me targa të huaja që lëviznin në vendin tonë.
Sistemi i brendshëm i policisë po punon me problem që prej të premtes së kaluar.
Platforma TIMS vijon funksionimin në pikat kufitare por jo me shpejtësinë e plotë për shkak se ekspertët IT ende po punojnë për ngritjen dhe garantimin e sigurisë në platformë./Ora News/