Kurti: Kërkojmë që BE-ja të pranojë aplikimin tonë këtë vit

Kryeministri Albin Kurti po flet në Këshillin e Atlantikut, ku po diskuton për prioritetet e politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, si dhe agjendën e tij për arritjen e tyre.

Kurti tha se do të mirëpriste aplikimet e Ukrainës, Moldovës dhe Gjeorgjisë në familjen e madhe evropiane, dhe po ashtu tha se pret që BE-ja ta pranojë statusin e Kosovës si vend kandidat.

“Do ta mirëprisnim aplikimin e Ukrainës, Moldovës dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian, dhe po ashtu kërkojmë që BE-ja të pranojë aplikimin tonë këtë vit”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë po ashtu përmendi aplikimin në Këshillin e Evropës, dhe tha se pret liberalizimin e vizave, të cilin e quajti një proces të tejzgjatur.

Shtuar 18.05.2022 22:07

Tags: ,