Kurti arrin në Qeveri, Avdullah Hoti ia dorëzon detyrën e kryeministrit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurti.

Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në Qeverinë e Kosovës. Ditën e djeshme, për votimin e Qeverisë Kurti 2 kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër 30.

Kurti në kabinetin e tij do të ketë zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, Donika Gërvalla zëvendëskryeministre dhe po ashtu do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emilja Rexhepi zëvendëskryeministre.

Kabineti Qeveritar:

Kryeministër, Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi

Ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati

Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministër i Bujqësisë, Faton Peci

Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka

 


Shtuar 23.03.2021 10:41